Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

HALLET E KËSAJ VERE!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al

“Hallet” më të mëdha të kësaj vere, duket sikur nga kanë ardhur të gjitha nga jashtë.

  1. Virusi Delta.
  2. Goran Bregoviçi.
  3. Refugjatët politikë afganë.

Rrjetet sociale, në mungesë të programeve (të shpifura) me analistë të varur dhe shumë të varur, “valojnë” nga nxehtësia e statuseve dhe e komenteve të njerëzve të lirë të këtij vendi. Të gjithë ofrojnë zgjidhje kombëtare, rajonale deri edhe globale të këtyre problemeve, por shumë pak i gjykojnë këto “halle” në raport krejtësisht personal, duke gjetur zgjidhje personale për të shpëtuar apo rehatuar veten.

  1. Virusi Delta, apo çdo mutacion tjetër real apo virtual. Nëse e ke kaluar Covid-19, rri i qetë. Nëse je vaksinuar me dy doza, rri edhe më i qetë. Nëse dëshiron të qetësohesh përfundimisht, këshillo edhe njerëzit që do, që të vaksinohen.
  2. Goran Bregoviç. Injoroje. Mos shko në Korçë. Nëse je qejfli birre, shko në Korçë, por mos pri biletë për të parë Bregoviçin. Nëse të pëlqen, shko dhe shijoje, por mos u bëj karshillëk atyre që nuk e duan. Ja ku u zgjidh.
  3. Refugjatët afganë. Mundësitë që të shohësh një të tillë në rrugë, janë 1 në 10. Mundësitë që jesh fqinjë me ndonjërin prej tyre, janë 1 në 100. Mundësitë që të kesh probleme personale si pasojë e pranisë së tyre janë 1 me 1000. Vari hejbet, nëse nuk të dhimbsen. Nëse je humanist/bamirës, gjej një mënyrë t’i ndihmosh. Ja ku u zgjidh dhe kjo.

Përse të lodhemi të gjithë që të gjejmë zgjidhjet më të mira për të gjithë, për gjithçka?!

A nuk kemi “punësuar” qeverinë të merret me këto punë?

Nuk e kuptoj, por akoma ka njerëz që shprehin doza “antiamerikanizmi” të lehta ose të moderuara në parcelat e tyre të lirisë së shprehjes. Më mirë t’i mbajnë për vete. Duhet ta kuptojmë të gjithë që për të rritur sigurinë, jemi të detyruar të lëshojmë nga liria. Personalisht e quaj fat të madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuar zellin tonë si shqiptarë, në rrugën e tyre të ekzistencës mbi Tokë, të ekzistencës me emrin jetë, të asaj jete që klimaksin e saj ka pikërisht “ëndrrën amerikane”! E gjithë Bota është e detyruar të jetojë “ëndrrën amerikane”, disa do të përjetojnë ëndrra të bukura, disa të tjerë jo edhe aq të bukura. Kjo nuk është me dëshirë. Është çështje “bixhe” dhe zarat në dorë i ka tjetërkush.

Ndërkohë, këto halle që edhe aq halle nuk janë, kanë sfumuar hallet tona të vërteta. Problemet dhe hallet tona të shumta që i gjenerojmë vetë, vuajmë prej tyre por nuk mundemi t’i zgjidhim. Nuk duam më tepër sesa nuk mundemi:

Pastërtia e ambienteve të përbashkëta, administrimi i banesave kolektive, plehrat në rrugë, trafiku, mungesa e parkimit, e ambienteve të gjelbëruara, betoni, tymrat, zjarret, përmbytjet, uji i (pa)pijshëm, mielli jocilësor, ushqimet e manipuluara dhe të skaduara, çmimet e larta… këto janë ato që na e hanë shpirtin përditë… vazhdojmë me cilësinë e arsimit, shërbimit shëndetësor, pensionet e ulëta, papunësinë, korrupsionin… këtu nuk mbajmë më dhe mendojmë largimin… po po, braktisjen e vendit… lënien e problemeve dhe halleve të mësipërme (dhe shuuumë të tjerave) në kurrizin e atyre që nuk duan ose nuk munden të largohen!

Kujdes! Hallet shtohen, njerëzit largohen!

Kemi më shumë halle dhe më pak shqiptarë që mund t’i heqin e t’i zgjidhin! Afërmendsh, kur në Shqipëri ka më pak shqiptarë, punët e tyre do t’i bëjnë të huajt; të fortët e të pasurit do të komandojnë, të dobëtit e të varfrit do të vijnë nga ana e anës për të vuajtur hallet tona!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img