Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Halla e 27-vjeçares që u vetëvra hedh dyshime të forta: Vajzën e shtynë nga ballkoni

Shkruar nga Newsbomb
Halla e 27-vjeçares që u vetëvra hedh dyshime të forta:

Halla e të 27 vjeçares që i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime, ka hedhur pretendimin se mbesa e saj mund të jetë shtyrë nga dikush.

Në një prononcim për mediat, halla e të ndjerës ka kërkuar nga autoritetet të bëjnë drejtësi dhe të zbulojnë të vërtetën e kësaj ngjarje.

Jo. Goca ka gocën e vogël 2 vjeçe. S’do e kishte lënë kurrë. Prandaj them që ajo nuk e ka vrarë veten. Ajo kishte një problem me bashkëshortin. Bashkëjetonin, ishte një ndarje për momentin. Mbase do pajtoheshin prapë.

Policia s’po na jep asnjë lajm. Goca s’ka vrarë veten. Gocën ma vranë. Kaq është. Goca është atje lart se ma vranë, nuk e ka vrarë veten.

Vuri gocën e vogël në gjumë dhe hypi me pi cigare. S’ka pasur asnjë shenjë. Goca nuk është hedh. Gocën ma kanë hedh. Ajo s’do e linte kurrë gocën”,  thotë halla e të ndjerës.

Ndër të tjerash, ajo tregoi se 27-vjeçarja kishte punuar si pastruese në shtëpinë e të akuzuarit Altin Çokut. Por kjo punë, sipas saj zgjati vetem për tre ditë.

Po, si gjithë familjet kanë hallet e veta. Ishte këtu tek familja. Shkoi duke punuar tek ky monstër, bënte pastrime. Goca punonte si pastruese edhe tek shkallët.

Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë.

Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar,” shtoi halla e 27 vjeçares.

Halla shprehet për mediat pak momente para ngjarjes së rëndë, e ndjera ka dalë në taracë për të pirë një cigare pasi nuk donte të shqetësonte të bijën e saj.

LEXO EDHE: Del FOTO: Kjo është vajza që u hodh nga pallati në Kamzë, e bullizuan në Tik Tok

Ndërsa daja e 27 vjeçares i përlotur para gazetarëve tha se nuk ka pasur dijeni për lidhjen  mbeses së tij me personazhin e njohur të Tiktokut Altin Çoku. Ai ka kërkuar që autori të dënohet përjetë, ose do të detyrohet të bëjë vetëgjyqësi.

"Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

S’kemi pas dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem, Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu.

Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rrit. I kërkoj taulant ballës që mos ta nxjerrin,” tha daja i 27 vjeçares.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese