Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Halit Valteri për vendimin e DASH: Reforma nisi me ceronka dhe në rrjetë ra peshkaqeni, vetëofrohem të hetohem nga SPAKU

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e DASH-it për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Valteri tha se ky është vetëm fillimi i Reformës në Drejtësi  dhe se askush në Shqipëri nuk është i paprekshëm dhe akuzat për korrupsion ndaj Berishës, janë një ftesë për aksion nga drejtësia.

Gjithashtu Valteri i bëri thirrje SPAK-ut që të hetohen të gjithë politikanët, madje të fillojnë nga vetë ai.

“Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re. Shqiptarët nuk lypin ndjeksë por kërkojnë drejtësi.

Ata për krimet e tyre janë të gatshëm ti vendosin flakën vendit. Shqiptarët po zgjohen dhe po ndërgjegjësohen. Votimi i kësaj marrëveshje do të jetë historike për vendin tonë. I bëj thirrje SPAK  të hetohen të gjithë politikanët, nisjani nga unë si deputeti më i ri në këtë Kuvend, vetëfrohem të hetohem dhe nësë më del se kam prekur 1 qindarkë nga qytetarët të zhdukem nga ky Parlament”, tha Valteri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img