Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Halit Valteri padit në SPAK Ilir Metën: Paratë e korrupsionit i ka transferuar për lobim, provat m'i solli një gazetar i huaj

Shkruar nga Newsbomb
Halit Valteri padit në SPAK Ilir Metën: Paratë e korrupsionit i

Ish-deputeti Halit Valteri, ditën e sotme ka depozituar në SPAK kallëzimin për presidentin Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat Valteri u shpreh se presidenti gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim.

Gjithashtu ish-deputeti paralajmëroi se do të padisë në SPAK edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.

Ai thotë se së fundmi është kontaktuar nga një gazetar i huaj, emrin e  të cilit nuk ka zgjedhur që ta bëjë publik, por shprehet se i ka vënë në dispozicion disa dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të Metës.

" Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore.

 Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj", tha Valteri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll