Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Halit Valteri me tone të larta për buxhetin e 2021: Për Ramën qytetarët e vërtetë janë oligarkët, u bëtë gazi i botës duke…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Halit Valteri në Kuvend ka folur për buxhetin e vitin 2021 me tona të larta, duke thënë se në këtë projekt-buxhet po jepen miliona lekë për tendera, ndërkohë që duhet të rritet asistenca dhe pensioni për qytetarët.

Sipas Valterit buxheti i 20121 nuk llogorit qytetarët, por oligarkët. Teksa ka kërkuar nga qytetarët që mos votojnë në 25 prill për kastën e vjetër politike duke thënë se nëse vazhdohet kështu Shqipëria do të shkojë 30 vite mbrapa.

“Viti i ardhshëm parashikohet vit delikat për financat dhe xhepat e shqiptarëve. Pyetja që na bëjnë qytetarët është ku përfundojnë taksat tona, edhe sa do durojmë. Për të gjitha këto Rama të dalë në një përballje publike me qytetarët. Por ai nuk e bën sepse ka frikë nga përballja me qytetarët. Për të qytetarët e vërtetë janë oligarkët. Për Edi Ramën qytetarët e vërtetë nuk janë hallexhinjtë e të pamundurit, por biznesmenët, oligarkët, njëri i dhuron vila 500-600 mijë euro, tjetri Benzi 130 mijë euro. Kjo është vallja Rama-Basha, por këtu gjeni dhe Kryemadhin. Ulni taksat, rrisni asistencën, rrisni pensionet. Para se të na thuash se Luli është çun i mirë dhe i bukur, plotëso 15 kushtet e Bundestagut se u bëtë gazi i botës duke hapur shampanja edhe sërish dalim në të njëjtin konkluzion.  Pa largimin e këtyre Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Edi Rama Shqipëria do kthet edhe 30 vite mbrapa më keq se kaq nuk ka për të pasur. Ka ardhur momenti që gjëra të thuhen troç,” u shpeh Valteri ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll