Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Halit Valteri: Kutitë e votimit do të mbushen në favor të Bashës, ai do ta çojë Partinë Demokratike në 20 mandate

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Halit Valteri u shpreh mbrëmjen e sotme se gara për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së do të jetë një farsë, pasi kutitë do të mbushen në favor të Lulzim Bashës.

Sipas tij, Lulzim Basha do ta çojë Partinë Demokratike në 20 mandate, pasi në PD nuk ka garë të ndershme.

“Njoh shumë mirë procesin e zgjedhjeve në PD. Të vetmen gjë që Lulzim Basha mund të fitojë, është të mund rivalët, brenda PD-së se i ka vetë numëruesit, vet vëzhguesit. Nuk kanë numërues rivalët e tjerë. Tre herë Rama kryeministër, tre herë Basha kryetar PD-je.

Ta zëmë se do të votojnë 300 veta. 100 vota Agron Shehaj, 50 Bardh Kadilli, 100 vota Edith Harxhi, 150 do t’i marrë, Basha, dhe nëse nuk i gjen, do të mbushen kutitë. Agron Shehaj do të marrë ato vota që janë njerëzit që nuk e duan Bashën në krye të PD-së.

Do të mbushen kutitë. Eduard Selami nuk futej dot në derë të PD. Nuk ndryshon asgjë fizionomia e PD nga PPSH. Ose je me ne, ose je armik. Ai do ta çoj PD në 20 mandate. Nuk ka garë, nuk ka proces, është farsë, kutitë do të mbushen”, tha Valteri.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img