Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Halimi i LSI i kërkon kryebashkiakut Veliaj 3 sqarime të rëndësishme për Planin Urbanistik të Tiranës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vazhdon debati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës  për planin urbanistik të kryeqytetit. LSI nuk i ka dhënë ende “OK” kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndërsa paraprakisht, Eltjon Halimi, këshilltar i LSI në Këshillin Bashkiak, njëherazi kryetar i Komisionit Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë ngre tre pyetje që sipas tij kërkojnë sqarim dhe trasparencë.

“Duke e studiuar Planin e parqitur, dëgjuar përfaqësuesit e bashkisë në komision, natyrshëm na kanë lindur pyetje të cilat kërkojnë sqarim dhe transparencë në mënyrë qoftë si përfaqësues të qytetarëve qoftë si ekspertë, të jemi të bindur që kur të votojmë këtë plan që përfaqeson vizionin e zhvillimit të Tiranës së bashku me ish komunat, ta bëjmë me besimin që kemi bërë më të mirën dhe mos kemi nesër efekte me impakt negativ.

Duke u fokusuar vetëm në fushën e komisionit që drejtoj, do doja sqarime për tre pika që i mendoj tepër të rrëndësishme dhe që i adreson ky plan”, tha Halimi ndërsa parashtroi 3 pyetjet  si më poshtë:

1. Plani parashikon, të mos lejojë më urbanizim në ish komunat, por vetëm në atë zonë që tashmë është urbanizuar. A parashikon kjo masë zhvillimin dhe zgjerimin urban të këtyre komunave në 30 vitet e ardhshme? Pasi shumë prej tyre që sot kanë nje zhvillim të konsiderueshëm urban. Si ky plan do harmonizojë kërkesat për urbanizim në kërto komuna me kujdesin për të mbrojtur ekosistem natyrore dhe habitatet floristike?

2. Pylli Orbital, që parashikohet të krijohet përreth qytetit të Tiranës, ashtu sic është paraqitur në hartën e planit gjurma e tij, shikohet qartë që do realizohet edhe në tokë bujqësore! Si është menduar kjo gjë? Pasi duke qënë dakord për krijimin e kësaj mushkrie të re për qytetin, a po pakësojmë tokën bujqësore? Sepse ndodh shpeshherë që me idenë për të krijuar një efekt pozitiv të munguar, të shkatërojmë një efekt pozitiv që kemi. Do të ishte pozitice që ky pyll në ato vënde që mbillet në tokë bujqësore të jetë me dru frutorë të klimës së Tiranës.

3. Plani parashikon krijimin e tre Koridoreve Bujqësore. Do doja të dija në cilat komuna do kalojnë këto koridore? A janë marë parasysh hortikultura e vecante e cdo ferme të konunave, të citat ndryshojnë në varsi të mikroklimës, strukturës se tokave, lagështitës, etj. A janë marë parasysh në përcaktimin e këtyre koridoreve mundësia e prodhimeve BIO, tregrimi i tyre në qytetin tonë? A janë parashikuar ndërtimi i infrastrkturës mbështetëse bujqësore dhe blegtorale në zonat ku do kalojnë këto koridore bujqësore ose edhe lidhja e tyre me tregjet e qytetit?

Besoj se transparenca për këto vizione të planit do e bëjë më të kuptueshme për cdo qytetar, por edhe për ne që do e votojmë”, përmbylli këshilltari i LSI.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img