Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Halim Kosova: Turp! Më vunë sekretar te Komisioni i Shëndetësisë me në krye Albana Vokshin. Rama më ka vlerësuar më shumë se sa PD-ja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

476823660ad4667eca12e872833839d6

Mjeku Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open tregoi një prej ngjarjeve në Partinë Demokratike, ku kryetar i Komisionit të Shëndetësisë nuk u zgjodh ai.

Ai tregoi se në atë post u vendos Albana Vokshi dhe atë e propozuan sekretar, por në fund i habitur me emërimin e Vokshit, zgjodhi të ishte një anëtar i thjeshtë duke theksuar se nuk i interesojnë postet, por kontributi për qytetarët.

Kosova: Basha më tha pse ma kë berë këtë mesazh, për largimin? Po i thashë erdha në PD si minisstër në një kohë të keqe. I kam dhënë fjalën Berishës që po të kesh nevojë në kohë të vështira të vij të ndihmoj dhe e dyta; dua t’i tregoj njerëzve që mund të sjellësh ndryshimin duke bërë mirë. Erdhi puna në parlament, e mendova thjesht kështu. Ja t’ju them. Më propozuan sekretar te Komisioni i Shëndetësisë. Unë sekretar te Komisioni i Shëndetësisë? Po kush është kryetar i thashë? Më thanë Albana Vokshi. Unë sekretar aty ku është kryetare Albana Vokshi? Jo më lër anëtar të thjeshtë, unë kam ardhur në PD për kontribute jo për poste. Basha më tha mos u bë merak ç’a thotë komisioni, ti do e kesh vendin aty me mua deputet. Si e përkthej unë këtë: unë jam një lojtar që jam në formë të mirë për të luajtur, por s’mund të rri në stol, dua të futem në fushë. Nëse do ti të më mbash në stol që të mos jap rezultat, atëherë ai lojtar i mirë gjen ekip tjetër dhe ikën.

Vasili: Keni parasysh Ramën dhe ekipin e tij? Do bashkëpunoni nëse ai ua kërkon këtë?

Kosova: Pa diskutim që sistemi i shëndetësisë nuk ka parti, është gjëja që mua më pëlqen dhe që di të bëjë më mirë. Te 15-katëshi kishim një mbledhje atje dhe Rama tha tani e ka radhën doktori, mjeku i nderuar Halim Kosova. Dhe unë bëra hapa pak nga pak që të arrija në kohë dhe shkova atje, por ai foli shumë. Ai foli aq shumë saqë unë ngela ashtu. Dhe po më dukej vetja si fëmijë premature. Rama ka bërë vlerësime profesionale për punën time dhe në PD kur nuk u vlerësova i thashë; unë bëj gjithë këto gjëra dhe i thashë më shumë më vlerësoi Rama që s’është këtu se sa ju që jeni këtu. Ia kam thënë njëherë në grup parlamentar këtë dhe qeshëm atje.

Vasili: Për çfarë e akuzoni sot z.Basha?

Kosova: Unë s’e akuzoj Bashën, por do t’i rri pranë dhe do ta ndihmoj që të fitojë zgjedhjet kurdoherë. Do jap kontributin tim në këto zgjedhje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img