Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Halim Kosova: Rama më tha se e kam derën e hapur, ndaj i kërkova leje Bashës të kaloja nga krahu tjetër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Halim Kosova, i cili nuk ishte në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, ka folur ditën e sotme për takimet e fundit që ka zhvilluar me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.

Ai tha në “Kjo Javë” se është takuar me Bashën para se të dilnin listat e kandidatëve dhe i ka thënë se cili është vendi i tij në PD, ndërsa kryedemokrati ia ka kthyer se do ia thotë vendin e tij pas datës 25 prill.

Gjithashtu Kosova tregon se i ka kërkuar Bashës leje që të bashkëpunojë me Ramën për të ndihmuar sistemin shëndetësor.

“Biseda e fundit me Bashën ka qenë para listave, dhe shkova në zyrë dhe i thashë të të bëj një pyetje, ku e kam vendin unë në PD? Këtu ngjit me mua, tha. Po ç’të bëjë aty? E pyeta. Pas datës 25 do ta them, më tha. Po çdo të bëj?

Më tha, do të shkruash kështu relacione dhe gjëra….I thash unë kam ardhur me të thënë që jam me ty, jam me ty, që jam me PD, jam me PD. I thash kam ardhur me të kërkuar leje që të kaloj një cikë nga krahu tjetër ti jap një dorë sistemit shëndetësor? Unë në radhë të parë jam me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shqiptarët”, tha Kosova.

I pyetur nëse do ta pranonte një psot ekzekutiv nëse do ia ofronte Rama, mhjeku tha se kryeministri i ka thënë se e ka derën e hapur.

“Në bisedën e fundit që kam pasur më tha e ke derën hapur dhe unë këtë kam kërkuar edhe nga Basha”, tregoi mjeku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img