Hapësire reklamuese

Politikë

Halim Kosova flet për kritikët e Bashës: Ata që e kanë paguar rëndë imoralitetin, s’mund të rregullojnë PD-në. Ja ç’më tha ai kur i shkova në zyrë

Shkruar nga Newsbomb
Halim Kosova flet për kritikët e Bashës: Ata që e kanë

Doktor Halim Kosova, ish-deputet i PD-së ka kritikuar ashpër grupin që i ka dalë kundër Lulzim Bashës pas humbjes së këtij të fundit në 25 prill 2021.

Duke iu referuaruar ish-presidentit Nishani i cili ishte ndër të parët që kërkoi dorëheqjen e Bashës, Kosova tha në emisionin “Kjo Javë” se kushdo që thotë se do të rregullojë PD-në, së pari duhet të shohë veten në pasqyrë.

Pyetje: Emra të njohur për Partinë Demokratike kërkojnë dorëheqjen e zotit Basha, ju çfarë mendoni për këtë grup edhe për ju vetë?

Kosova: Rezultati i zgjedhjeve është një nisëm nga ku Partia Demokratike duhet t’i vendosi gishtin kokës sepse ka disa zgjedhje që thotë vetëm na i vodhën votat. Mendoj që Basha ashtu siç e ka thënë edhe vetë do të jem kryeministri i parë në Shqipëri që e ka shkolluar jashtë vendit. Nga humbja e zgjedhjeve të PD, nuk ka humbur PD, por qindra e mijëra qytetarë që diçka ndryshe do të bëhej për ta, e gjendja e tyre është e rrënueshme.

Pyetje: A ka të drejtë Bujar Nishani në atë që kërkon?

Kosova: Unë nuk them gjë tjetër veç asaj që kam në kokë. Unë po flas pak më në përgjithësi. Çdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD, minimumi që duhet të bëjë duhet të marri pasqyrën, të bëj një refleksion e të thotë të bëj këtë në parti. Informacioni i jashtëzakonshëm që kam, më bën të gjykoj objektivisht. Asnjë individ që imoralitetin e ka paguar rëndë, që ka figurë më të pastër, nuk mund të dalë të rregullojë PD, do e lë për sot këtu këtë bisedë. Kjo është bindja ime e palëkundur.

Halim Kosova gjithashtu tregoi takimin e bisedën e fundit që ka zhvilluar me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Biseda e fundit që kam pasur me Bashën është para listave. I shkova në zyrë dhe i them të bëj një pyetje, ku e kam vendin në PD. Këtu ngjit me mua, po çdo bëj aty i thash, po do ta them më datë 25 tha. I thash që kam ardhur të transmetoj diçka, që jam me ty jam me ty dhe kjo dihet, që jam me PD jam me PD e kjo prapë dihet, kam ardhur të kërkoj leje që të kaloj pak nga krahu tjetër t’i jap një dorë në sistemit shëndetësor”, u shpreh Kosova.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu