Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
4.6kmh
40 %
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Halim Kosova e zbulon: Më hoqën se s’pranova tenderin e njeriut të Tritan Shehut, në Gjirokastër vidhte njeriu i Genc Rulit (DEKLARATA E FORTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fde722bdc041f450354bdefe9e7fbc9c

Mjeku i njohur dhe shumë i nderuar, Halim Kosova ka folur sot gjerë e gjatë në “Open”, lidhur me aktivitetin e tij politik në PD dhe kontributet që ka dhënë gjithë këtë periudhë ndër vite.

Mirëpo Kosova ka treguar të gjitha prapaskenat dhe arsyet se pse sipas tij e ka përjashtuar Komisioni i Etikës dhe Vlerësimit të Kandidatëve nga listat për deputetë, në kohën e Genc Rulit.

“Besnik Mustafa më ka thënë, që unë kam votuar për ty, je njeri me vlera. Genci, Nishani dhe një tjetër kot si numër votuan kundër. Nishani e ka thënë që ky s’na duhet më”, tha ai.

Vasili: Kush ka gisht sipas jush?

Kosova: Nuk është në interes në PD të them diçka. Por ata më ka thënë punët i ke me Bashën. Ça ka Tritani me mua? Kur kam qenë ministër është po ky që ka ndërhyrë që unë të mbyll sytë për një tender korruptiv, për një ilaç për leuceminë që e kishte çmimin shumë herë më të lartë se në treg. Ky është i joni më tha, për atë personin. Edhe më erdhi personi në zyrë, më tha jo kështu po ashtu, e i thashë: mos më vidh në sistemin shëndetësor sa të jem unë këtu se të gjen belaja.

Vasili: Po me Rulin dhe Nishanin?

Kosova: Kur kam qenë ministër Shëndetësie më sinjalizuan njëherë për një vjedhje në Gjirokastër, çova një ekip kontrollues dhe personi i parë që më erdhi ishte Ruli, deputeti i parë në listën e PD në atë qark, e më tha ai është njeriu im, po t’i bësh gjë atij ma kë bërë mua. Drejtorit të spitalit të Gjirokastrës domethënë. I thashë stafit mos bëni gjë dhe një javë sa të jetë zgjedhjet se do më thonë mua e ka fajin ky do ma faturojë mua që doli keq në zgjedhje. Dhe një javë pas zgjedhjeve ky drejtori i spitalit dha dorëheqjen.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img