Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Halim Kosova bën deklaratën e fortë për Komisionin e Kandidatëve: Më thanë ik se do të të lëshojmë Rulin dhe Nishanin…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a7c896992b32c928f62a0c17b023f23c

Ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Berisha, Halim Kosova ka folur i revoltuar për disa nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Ai ka treguar se nuk i është hapur dera e një zyre në PD. Më tej ai tha se drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë s’kualifikuar. Kujtojmë se para disa kohës, ka qenë Besnik Mustafaj, anëtar i komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD-së, i cili tha se Kosova kishte vendosur që të tërhiqej vetë.

Ndërkohë në deklaratën e tij, Halim Kosova thotë se Genc Ruli dhe Bujar Nishani e kanë s’kualifikuar me të padrejtë. 

“Kjo e do një ilaç me se s’bën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon”,- ka thënë Halim Kosova tek Adi Krasta në Syri Tv.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img