Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hakoi e-mailin e drejtorit të CIA, arrestohet 16-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb

Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë në Midlandin Lindor, në Britaninë e Madhe pas dyshimeve se ka arritur të hakojë postën elektronike të shefit të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, John Brennan.

Hakeri 16 vjeçar i njohur me pseudonimin “cracka”, besohet se ka arritur të thyejë sigurinë e e-mailit duke bërë publike informacionet për 31,000 agjentë të qeverisë amerikane. Kjo nuk është hera e parë që ai e bën një gjë të tillë, edhe më herët, 16 vjeçari kishte mundur të hakonte databazën e “Department of Homeland Security”, ndërsa sipas Daily Dot, këtë gjë e kishte bërë në emër të një grupi pro pavarësisë së Palestinës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu