Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hakmerren socialistët, shpërthejnë me forcë derën e shkollës ku voton Valdrin Pjetri (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Ndonëse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka urdhëruar kyçjen e shkollave ku do vendoset KZAZ-të, tre prej tyre janë hapur, njëra prej të cilave nga militantët e PS-së.

Mësohet se rreth orës 18:30 militantët socialistë kanë hapur me forcë portën e shkollës ‘Edit Durham’ në lagjen Mark Luka.

Mësohet se ata kanë shqyer me darë zinxhirët e mbanin mbyllur derën e shkollës ku do të votojë kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Mënjeherë pasi u hap dera, në ambjentet e shkollës u vendosën materialet zgjedhore.

Megjithatë raportohet se dyert disa shkollave ende nuk janë hapur, ndërkohë KQZ i bëri kryebashkiakes Voltana Ademi për më shumë bashkëpunim ndonëse kjo e fundit u shpreh e indinjuar për mosrespektimin e urdhrit të saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll