Kryedemokrati Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme pas “shkarkimit” të tij nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha, regoi duke thënë se aot do të mblidhet Këshilli Kombëtar.
Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 15:00 . Në këtë mbledhje pritet të shkakrohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.
Përveç Edi Palokës, do të propozohet edhe shkarkimi i anëtarëve: Belind Kelliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia, të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e kërkuar nga Basha.
Kjo kërkesë vjen pasi të 11 anëtarët morën pjesë në Kuvendin e djeshëm në Air Albania, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke “hedhur poshtë” Kuvendin e 18 Dhjetorit.
Kujtojmë se Edi Paloka mbrëm refuzoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar pas thirrjes nga Kryesia, pasi u shpreh se Basha s’ka tagër ta bëjë diçka të tillë, duke iu referuar “shkarkimit” të kryedemokratit nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur dje në “Air Albania”.