Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Hakeri shqiptar vodhi 450 milion euro, Murrizi ZBULON emrat e kompanive dhe akuzon policinë: Nuk ka asnjë hetim tatimor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8416d8493e44613b8f4b8520b606439e

Deputeti Myslym Murrizi ka akuzuar policinë e shtetit, se nuk po heton aktivitetin e kompanive, ku një haker shqiptar, ka vjedhur 450 milion euro me lojën e BITCOIN.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Murrizi përmendi disa emra kompanish, për të cilët ai tha se nuk ka asnjë hetim nga policia.

Më tej, Murrizi u shpreh se fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese, ruhen në mënyre të paligjshme nga oficerë të RENEA-s, të cilët sipas tij bëjnë punë të pista në mes të bllokut.

“Ka patur korrupsion në të gjitha tenderat. Dje kam parë një artikull se një haker i famshëm shqiptarë ka vjedhë 450 mijë euro me lojën e BITCOIN. Kompania Oksey, market info, a ka polici shteti, hetim tatimor që të na thotë se çfarë aktiviteti ushtrojnë këta. Këta të famshmit me call canter që mbikëqyren dhe nga njerëz të kësaj salle. Për ata skllevër do i quaja, që janë të ngujuar në zyrat e tyre, që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore. Mediat daneze, austriake, shkruajnë se 15 deri në 20 milionë euro në muaj bëhen në këto kompani.

Herën tjetër do ju sjell dhe filmime se sa njerëz kanë në punë këto vende. Nuk di se çfarë bën Ardi Veliu, Memushaj, shërbimi informativ që sillet me dy standarde, fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen në mënyre të paligjshme nga oficerë të RENEA-s, gardës së republikës, sepse milionat që realizojnë, punës së pistë që realizojnë në mes të bllokut duan mbrojtje speciale”,- deklaroi Murrizi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img