Në vitin 2012 djemtë e ekipit të futbollit të shkollës Steubenville në Ohajo përdhunuan në grup një adoleshente pa ndjenja ndërsa realizuan foto dhe video ku talleshin me të.
Në muajin dhjetor të 2012-ës, një haker i grupit Anonymus, arriti të hyjë në uebfaqen e shkollës “Roll Red Roll”, dhe postoi disa video nga krimi i rëndë.
Publikimi bëri që ngjarja të merrte vëmendje të madhe mediatike, menjëherë më pas dy autorët kryesorë, Trent Mays dhe Ma’lik Richmond u dënuan me dy dhe një vit burg respektivisht, dhe tashmë shijojnë lirinë, raporton newsbomb.al.
Në vitin 2013 FBI-ja bastisi shtëpinë e hakerit të njohur me pseudonimin “KYAnonymous” dhe sekuestroi dy laptop, disa usb dhe CD.
Hakeri 29-vjeçar u shpall fajtor për thyerje të pronës dhe publikim të materialeve private. Por megjithëse avokatët e tij apeluan se ai e keru veprimin për të ekspozuar krimin monstruoz, tashmë ai vetë rrezikon 10 vite burg dhe një gjobë të majme prej 250 mijë dollarësh. /Newsbomb.al