Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hakerat vodhën të dhënat e 1 milionë abonentëve, "ONE ALBANIA" vazhdon propagandën

Shkruar nga Newsbomb

Grupi i hakerave iranian të grupit “Drejtësi për Atdheun” njoftoi këtë të hënë hakimin e të gjitha sistemeve të kompanisë celulare shqiptare “ONE ALBANIA”.

Në Telegram ata njoftuan se të dhënat e më shumë se 1.2 milionë abonentëve janë zhdukur. Newsbomb.al ka mësuar ekskluzivisht se ky sulm i rëndë kibernetik ka gjetur të pambrojtur kompaninë celulare dhe ka futur në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Lexo edhe: SKANDAL I MADH/ Hakerat godasin “ONE ALBANIA” dhe zhdukin të dhënat e shqiptarëve

Disa orë pas qarkullimit të këtij lajmi, “ONE ALBANIA” ra reaguar duke thënë se kanë zbuluar një incident të sigurisë kibernetike të ndodhur së fundmi në sistemet e tyre.

Por edhe pse shërbimet nuk kanë funksionuar dhe sistemet kanë rënë, "ONE ALBANIA" vazhdon propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident.

Reagimi i plotë:

"Ekipet tona të sigurisë kibernetike kanë zbuluar dhe po trajtojnë në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike ndodhur së fundmi.

Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Ekipet tona teknike po punojnë me kapacitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK për të siguruar që shërbimet dhe të dhënat të mbeten plotësisht të sigurta. Ne kemi marrë hapa të menjëhershëm për të përforcuar masat e sigurisë, duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj."

Te dhenat e publikuara nga hakerat e Homeland Justice

Gjatë ditës së sotme dyqanet e shërbimit ndaj klientëve nuk kanë funsionuar. Çdo klient dhe punonjës që ka vizituar pikat, ONE i ka kthyer duke i thënë të ktheheshin në shtëpi sepse sistemi i rimbushjeve, pagesave apo dhe rinovimi i kontratave nuk është funksional.

“Po përmirësojmë sistemet”, ka qenë mesazhi për stafin.

Lexo edhe: Bien sistemet e ONE ALBANIA në gjithë Shqipërinë, kompania kthen punonjësit në shtëpi

Hakerat e grupimit “Drejtësi për Atdheun”, njohur në gjuhën angleze si “Homeland Justice” thotë se kompania celulare "ONE ALBANIA" ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom. MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë! Cyber Eagles e Homeland Justice fitojnë gjithmonë”, - thuhet në njoftim.

Ata njoftuan në rrjetin “Telegram” se ka marrë në dorë dhe ka asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike. Ose ndryshe, të dhëna sa 500 miliardë fletë formati standarde të printuara.

LEXO EDHE: Shitja e dyshimtë e Telecom Albania, gazetarët austriakë investigim për miliardat

LEXO EDHE: Inxhinieri shpërthen ndaj “One Albania”: Kompania më plehrë, po na zhvat (VIDEO)

LEXO EDHE: Gjoba 100 milionëshe e AKEP: One Albania u ka ndërprerë sinjalin mijëra abonentëve

Lexo edhe: E paralajmëroi Newsbomb.al, AKEP: “One Albania” të rishikojë menjëherë sistemin B/00S

Lexo edhe: AKEP gjobit me 100 milionë lekë “One Albania”: Tarifa të larta dhe mungesë shërbimi!

Lexo edhe: Skandali me “One Albania”/ Kompania u bllokon celularët dhe politikanëve, deputeti Frrok Gjini: Po na vjedhin!

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: ONE Albania “i ha kokën” edhe shefit bullgar të IT-së, shkarkohet pas muajsh dështime Svetoslav Nanchev

LEXO EDHE: “ONE Albania” në firo, abonentët braktisin kompaninë celulare pas mungesës së shërbimit! Reagon dhe AKEP-i

LEXO EDHE: Skandali me kompaninë “ONE”/ Gazetari: Më kërkojnë 200 euro për një numër që nuk e kam aktivizuar e as përdorur! Kolegu: Mua refuzojnë të më mbyllin kontratën

LEXO EDHE: “ONE Albania” rrezik për Sigurinë Kombëtare! Dështon bashkimi me Albtelecom, mijëra qytetarë pa shërbim

LEXO EDHE: Dështimet e ONE Albania dhe sistemi operativ indian, i “hanë kokën” shefit hungarez për Ballkanin Perëndimor

LEXO EDHE: Dështimet e One Albania, abonentët ‘masakrojnë’ në rrjetet sociale: Jeni kompani e degraduar, na keni lënë pa shërbim

LEXO EDHE: Vazhdojnë skandalet e “ONE Albania”, u jep klientëve letër bakalli me vulë se nuk lëshon dot as kupon tatimor

LEXO EDHE: “Dështimet po i hamë me lezet”, gazetarja vë në lëvizje Autoritetin e Konkurrencës: “ONE Albania” më njofton të paguaj ofertën pas 20 ditësh!

LEXO EDHE: Gazetari “shpërthen” ndaj ONE Albania: Paguaj minutat ndërkombëtare, por që nga janari shërbimi nuk punon! Në dyqan më thonë ‘mos u lodh kot’

LEXO EDHE: “5 ditë pa internet, thoni s’kemi ç’bëjmë”, ONE Albania reklamon shërbimet, qytetarët “e masakrojnë” me komente

LEXO EDHE: AKEP “kyç gojën” për ONE Albania, kompania celulare probleme edhe me sinjalin, qytetarët ankohen se duhet të bëjnë 2-3 herë një telefonatë

LEXO EDHE: “Ne jemi Rrjeti më i mirë”, One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje

Lexo edhe: ONE Albania presion abonentëve me gjyqe e zyra përmbarimi! Abuzimi me kontratat e mbyllura vite më parë dhe rasti i gazetarit që i kërkojnë 200 euro (DOKUMENTI)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese