Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Hakerat turq vjedhin qindra fjalëkalime nga SHISH, a rrezikojnë të dalin sekretet shtetërore të Shqipërisë? Përgjigjet Shërbimi Informativ

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a8380852e06f15e4547ed6569cbe0023

Sulmet e hakerave turq në disa shtete kanë përfshirë gjithashtu edhe Shqipërinë, veçanërisht inteligjencën shtetërore shqiptare, nga e cila janë vjedhur qindra fjalëkalime.

Sipas një hetuesi privat të sigurisë në internet, hakerat kanë arritur të marrin qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Ndërkohë ka reaguar edhe SHISH, sipas të cilëve informacionet e vjedhura nuk ishin “informacione të klasifikuara” ose “sekrete shtetërore”, 

Janë sulmuar gjithashtu edhe organizatat civile në Turqi, ndërsa sipas mediave, këto janë sulme të financuara nga Fethullah Gylen, i akuzuar nga Presidenti Erdogan si organizatori i përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016.

Rauters ka raportuar se hakerat kanë sulmuar mbi 30 organizata në shtete të ndryshme, duke përfshirë Greqinë, Qipron dhe Irakun.

Në Greqi, dyshohet se hakerat janë futur në sistemin qëndror të emaileve, por qeveria greke e ka mohuar një fakt të tillë.

Por si ndodhin këto vjedhje kibernetike?

Hakerat futen në organizata që kanë webfaqe shumë të klikuara, dhe i zëvendësojnë këto domaine me ato të krijuara nga vetë ata, duke vjedhur të gjithë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet që logohen në ato website.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img