Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hakerat shënjestrojnë Muhamet Rrumbullakun dhe Oljan Kanushin, i nxjerrin të gjitha të dhënat dhe hyrje-daljet nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb

Shënjestra e radhës e hakerave është drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe zëvëndës drejtori i SHISH, Oljan Kanushi.

Pak minuta më parë rrjeti i hakerave “Homeland Justice” në “Telegram” kanë publikuar të dhënat personale të Rrumbullakut dhe të Kanushit.

Hakerat nuk kanë kursyer asnjë detaj të të dhënave të numrit një të Policisë së Shtetit dhe zv.drejtorit të SHISH. Nga një kqyrje paraprake, mund të thuhet se të dhënat janë marrë nga sistemi TIMS.

“Ne jemi më pranë jush se shpirti juaj, në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuara qeveritare, mendoni për reformimin e strukturës korruptive. Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri dhe vende të tjera do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar”-shkruajnë hakerat.

Kujtojmë se më herët u publikuan dhe të shënat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Në dokumentet e rrjetit të hakerave, jepeshin të dhëna mbi familjen e Nanos, por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu