Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hakerat publikojnë të dhënat e gruas së kreut të SHISH, paralajmërojnë me mesazhin nga Bibla

Shkruar nga Newsbomb
Hakerat publikojnë të dhënat e gruas së kreut të SHISH,

Hakerat iranianë që thuhet se qëndrojnë pas sulmeve ndaj sistemeve qeveritare dhe atyre të Policisë së Shtetit, kanë publikuar këtë të hënë të dhënat personale të Miranda Bendos, gruaja e kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Një javë më parë, pasi grupi i hakerave i publikon të dhënat periodikisht çdo të hënë, nxorën detaje nga udhëtimet, pasaportat, numrat e celularit dhe kartat ID të kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo.

[gallery ids="636905,636906,636907"]

Postimin e sotëm në rrjetin Telegram, grupi "Homeland Justice" e shoqëron dhe me një mesazh paralajmërues nga Bibla.

“Po ata tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, mendoni se ishin mëkatarë mbi të gjithë njerëzit që banonin në Jeruzalem. Unë ju them: Jo, por nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”, thuhet në mesazhin e hakerave iranianë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.