Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të INSTAT, publikojnë të dhënat e punonjësve

Shkruar nga Newsbomb

Pas një sërë institucionesh shqiptare, kësaj here pre e hakerave të grupimit “Drejtësi për Atdheun” ka rënë Instituti Shqiptar i Statistikave.

Grupimi i njohur ndryshe në gjuhën angleze “Homeland Justic” ka vënë në shënjestër sistemet e INSTAT. Përmes një postimi në “Telegram” grupi njofton se kanë mundur që të hakojnë faqen e webit të Institutit Shqiptar të Statistikave, duke nxjerrë kështu dhe disa prej emrave të punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit, madje dhe adresat e banesave.

“Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në “Google”.

Faqja e INSTAT Faqja e INSTAT

Gjithashtu zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar këtë sulm. Gjatë një reagimi për “News24” ai ka bërë me dije se janë duke punuar për rikthimin e faqes.

“Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese