Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Hajduti shqiptar përplaset aksidentalisht për vdekje nga një makinë teksa po arratisej

Shkruar nga Newsbomb
Hajduti shqiptar përplaset aksidentalisht për vdekje nga një

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë në autostradën A30.

Prokurorët kanë arritur të identifikojnë shoferin e makinës që përplasi aksidentalisht shqiptarin, siç raporton “Il Mattino”.

Ky i fundit, raportohet se kishte kryer një vjedhje pak çaste më parë dhe po arratisej me vrap nga vendi i ngjarjes kur u përplas nga makina.

Në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe forcat e policisë, por ishte vonë, pasi shqiptari u konstatua pa shenja jete. Ndërsa mediat italiane raportojnë se shoferi i makinës që e përplasi për vdekje ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Sipas shenjave në vendngjarje, ai është munduar ta shmangë dhe të frenojë por nuk ia ka arritur.

Sondazh

Poll