Detaje të reja dalin në lidhje me grabitjen në fshatin Prushë të Tiranës sot.
Persona të armatosur tentuan të grabisnin një banesë, por plani i tyre nuk shkoi mirë, pasi fqinjët të cilët dëgjuan britma nga banesa telefonuan policinë, e cila mbërriti në vendngjarje për tu prishur hajdutëve planin e vjedhjes.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, autorët të cilët dyshohet se ishin tre qëlluan me armë zjarri drejt policisë. Policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të plagosur.
Mësohet se gjatë ballafaqimit të hajdutëve me policinë, autorët kanë përplasur me makinë njërin nga efektivët e policisë, kanë hapur zjarr dhe janë arratisur.
Për fat të mirë efektivi nuk ka marrë plagë, pasi përplasja ka qenë e lehtë.
Lexo edhe: Tentuan të grabisnin banesën në Tiranë, autorët qëllojnë drejt policisë dhe arratisen
Por si ndodhi grabitja?
Pronar i banesës rezulton të jetë Gim Hana. Sipas gazetarit, Edison Vatnikaj, gjatë momentit që hajdutët kanë hyrë në banesë, brenda kanë qenë dy të moshuar.
Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia. Kanë thënë “ulu policia” dhe kanë nisur ekzekutimin e planit të grabitjes. Ende nuk dihet se çfarë kanë grabitur për shkak te shokut që kanë kalur dy të moshuarit.
Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur për shumë minuta, për shkak se fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kanë njoftuar policinë
Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip "Audi" me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Gjatë arratisjes, ata kanë përplasur dhe një efektiv me makinë. Për fat të mirë efektivi nuk ka marrë plagë, pasi përplasja ka qenë e lehtë.
Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.
Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.