Hapësire reklamuese

Rajoni

"Hajdutë!" Opozita serbe sërish në protestë, kundërshton rezultatin e zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
"Hajdutë!" Opozita serbe sërish në protestë,

Anëtarët e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, të cilët kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve në Beograd, kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Sipas asaj që mediat serbe janë duke raportuar mësohet se nëj grup të rinjsh ata janë mbledhur para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Mes protestuesve është edhe aktivisti Ivan Bjelic dhe organizatorët e protestës, Radomir Lazoviç dhe Biljana Gjorgjeviç.

Me thirrjen “hajdutë, hajdutë”, ata kanë bllokuar rrugën “Kralja Milana”. Ndërkohë, autoritetet kanë rrethuar zonën përreth ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve me një gardh metalik për të mos lejuar që protestuesit të afrohen pranë hyrjes.

Presidenti Aleksandar Vuçiç shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën (17 dhjetor) dhe Partia e tij Progresive Serbe (SNS) fitoi lehtësisht.

Ndërkohë, politikani Shaip Kamberi arriti që të sigurojë përsëri mandatin e deputetit në parlamentin serb. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, Kamberi falenderoi të gjithë shqiptarët e Luginës që i besuan votën për ta rizgjedhur deputet në parlamentin serb.

“Faleminderit Lugina! Besimin, respektin dhe përkushtimin e të gjithëve do të vazhdojë ta bartë udhërrëfyesi im dhe i yni në rrugëtimin e aksionit tim politik kombëtar në shërbim të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanovcit të Medvegjës!

Me rezultatet e fundit lista “Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdon” me numrin 13 ka fituar besimin e bashkatdhetarëve tanë në Luginë ! Falenderime të veçanta për anëtarët e koalicionit, PDSH, LPD, UDSH dhe AL.

Së bashku jemi më të fortë!

Falënderime të veçanta për mbështetjen e palëkundur të kryeministrit Kurti, presidentit Osmani dhe ministrave të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Faleminderit kryetarëve të komunave. Partitë opozitare kosovare të botës akademike dhe intelektuale në thirrjet për pjesëmarrje në zgjedhjet e shqiptarëve të Luginës! Mirënjohje Qeverisë Shqiptare të Presidentit Begaj për ndërgjegjësimin e votuesve të Luginës!

Gjithashtu, anëtarëve shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, partive politike dhe kryetarëve të komunave shqiptare në Maqedoni për mbështetjen!

Secili në mënyrën e vet ka kontribuar në fitoren tonë! I përulur dhe falenderimi më i madh për çdo shqiptar të Luginës që ka treguar me votën e tij se Beteja Politike duhet të vazhdojë!

Të heqësh dorë nuk është një opsion! Luginarë në Kosovë dhe diasporë, ju jemi mirënjohës gjatë gjithë jetës, që kur ju thërret Lugina jeni gjithmonë aty, në krye të detyrës për të dhënë kontributin tuaj në atdhe.

Beteja do të vazhdojë, duke e përballur Qeverinë në Beograd me diskriminim ndaj nesh! Lufta politike nuk do të ndalet, deri në fitoren përfundimtare”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese