Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

“Hajde themi të gjithë Rama ik”, kryeministri batuta me fëmijët në Kamëz (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar shkollën e re “Halit Coka” në Kamëz.

E teksa ka vizituar shkollën, Rama më pas ka zhvilluar një bisedim me fëmijët e kësaj shkolle, ku dhe nuk kanë munguar batutat e shumta.

Kryeministri u ka kërkuar fëmijëve që të thonë “Rama ik”, ndërsa ata nuk kanë pranuar.

Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli.

Pjesë nga biseda:

Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik, hajde thojeni dhe ju Rama ik, Rama ik…

Fëmijët: Jojo, s’duam…

Fëmijët: Jo ta bëjmë Luli ik…

Rama: Hë mirë jeni?

Fëmijët: Faleminderit për shkollën…

Rama: Jo mo ça faleminderit, është nderi im që ju të shkoni në shkolla njësoj si në të gjithë Europën.

Kryebashkiaku: Prandaj donin të takonin që të thonin faleminderit për shkollën

Rama: Ja përkthyesi, e di ti që në krahasim ke këta je shumë mbrapa. Jepi një iphone e shiko sa mbrapa je. Çuna ku i keni gocat

Fëmijët: (Qeshin)

Rama: U shkoj menja për keq, pse qeshni

“Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img