Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar në emisionin Opinion përballë gazetarëve, por gjatë debatit nuk kanë munguar as situatat humoristike.
Gazetari Blendi Fevziu e ka ftuar Bashën të marrë shkopin, dhe të shpjegojë premtimet e tij në ekranin e madh, siç shpesh ai bën me të ftuarit. Por Basha ia ka prishur qejfin duke thënë se nuk lëviz nga vendi.
Pjesë nga biseda:
Basha: Ky është një aplikacion që ndodhet te “Shqiëpria fiton”
Fevziu: Uuu dolën këto, hajde se këto me shkop janë të bukura
Basha: Nuk e kam qejf shkopin
Fevziu: Hajde, nuk ke zgjidhje
Basha: Të ftoj të bësh diçka me që e ke shkopin në dorë
Fevziu: Hajde tani, do të bëhesh kryeministër dhe nuk lëviz nga vendi?
Basha: Unë nuk ulem fare për atë punë…
Basha: Vendos një rrogë aty
Fevziu: Rrogë? Mentor, sa e ke rrogën?