Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Hajde këtu me ujë shpejt”, në “luftë” me flakët, ambientalisti publikon videot dhe u bën thirrje qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
“Hajde këtu me ujë shpejt”, në

Ambientalisti Mirsad Basha, ka publikuar video nga aksioni për shuarjen e zjarreve nga forcat e zjarrfikëses dhe të rinjtë e fshatit Drisht.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha bën me dije se fatmirësisht zjarri që rrezikonte banesat u shuajt pas disa orëve ndërhyrje.

Teksa falenderoi zjarrfikësit e Shkodrës, vullnetarët dhe të rinjtë e fshatit Drisht, ambientalisti i bëri thirrje qytetarëve që në rast se shohin zjarr, sado i vogël qoftë ai, të telefonojnë policinë, zjarrfikësen ose emergjencat civile.

“Deri ne oret e vona te nates ishim ne fshatin Drisht ne zonen e Teqes, ku zjarri po rrezikonte shtepiat qe ishin afer.  Pas disa oreve nderhyrje, zjarri u eliminua teresisht duke evituar rrezikun e madh, por perseri zona duhet ruajtur.

Falenderojme per punen e madhe zjarrefikesit Shkoder, vullnetaret dhe rinine e Drishtit! ??

Ju bejme thirrje qe nqs shikoni nje zjarr sa do te vogel , telefononi ne :

- Nr policise 129

- Nr zjarrfikesve 128

- Nr i emergjences civile 112”, shkruan ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.