Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Hajdari thirrje maturantëve: Jemi vend i vjedhur dhe i tradhëtuar, por mos u largoni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4f442a81a9ebc6573cad682c2011ae48

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka uruar të gjithë maturantë, të cilët sot nisën me provimet e Maturës Shtetërore.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo shprehet se shumë prej tyre mendojnë se ky vend nuk bëhet dhe kanë vendosur që të largohen.

Ndërsa disa të tjerë, sipas Hajdarit, mendojnë se jemi vend i varfër por kjo nuk është e vërtetë, pasi jemi thjesht të vjedhur dhe të tradhëtuar nga ata që zgjedhim si menaxherë të pasurisë kombëtare.

Në fund, deputjetja i bën thirrje maturantëve të mos largohen dhe të bëhen bashkë.

Postimi i plotë:

Suksese nga zemra të gjithë maturantëve që sot nisën provimet e maturës!

Jam e bindur se të gjithë ju mezi prisni t’i bëni prindërit krenarë dhe të realizoni ambiciet tuaja, për t’i hapur derën suksesit dhe të ardhmes.

Dikush do bëhet mjek, dikush inxhinier, dikush jurist, dikush arkitekt, dikush studiues apo profesor. Ju uroj suksese, por çfarë uroj me shpirt për të gjithë ju është që ëndrrat t’i realizoni në Shqipërinë tonë.

E di që shumë prej jush duan të largohen, e di që shumicës tuaj i është mbushur mendja se ky vend nuk bëhet e nuk ju meriton.

Shumë mendojnë se këtu fiton shpesh nepotizmi e jo meritokracia, se ia del matrapazi dhe jo i ndershmi, se ngadhnjon pazari dhe jo ideali.

Shumë mendojnë se jemi vend i varfër por kjo nuk është e vërtetë. Jemi thjesht të vjedhur dhe të tradhëtuar nga ata që zgjedhim si menaxherë të pasurisë kombëtare.

Ky realitet do vazhdojë kështu nëse ju, të dashur maturantë, do vazhdoni të ikni.

Unë e kam bindje se Shqipëria do të ndryshojë.

Prandaj duhet të rrimë e të bëhemi bashkë!

Suksese dhe kurajo

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img