Hapësire reklamuese

Politikë

Hajdari ruhet me truprojë, MURRIZI shuan dyshimet: Ajo e kryeson grupin parlamentar, nuk kemi për çfarë të zihemi

Shkruar nga Newsbomb
Myslim Murrizi

Deputeti i opozitës parlamentare dhe n/kryetari i Kuvendit Myslim Murrizi u shpreh se pretendimet e Rudina Hajdarit se është kërcënuar me jetë në zyrë janë pak të ekzagjeruara.


Në studion e ‘’Ora News’’, ai shton se kërcënime të tilla serioze nuk ka patur as në vitet 1997-2001, kur situata e rendit në vend ishte e pasigurtë. Për sa i përket pretendimeve për kërcënim të Hajdarit, Murrizi thekson se maksimumi mund të ketë ndonjë ngritje zëri mes deputetëve të opozitës, por jo krisje të forta.

‘’Nuk kam informacion, por jam pak dyshues të besoj se çfarë thuhet. Unë personalisht kam qenë deputet në 1997-2001 kur kishim tre palë pushtete, një pushtet i zgjedhur me votë, komiteti i shpëtimit, bandat nëpër këmbë. Nuk besoj që ka pasur të këtij lloji. Pjesa tjetër është e këtyre institucioneve ku Hajdari mund ti jetë drejtuar me shkresë, ta hetojnë. Nuk e di pse ka ardhur ky denoncim.

Unë nuk besoj se është kaq e madhe dhe kaq dramatike. Në debate e sipër siç bëjmë të gjithë mund të ketë kaluar dikush një fjalë më tepër apo gjest më tepër. Kam bindjen se nuk ka të bëjë më kërcënime jetësore serioze, sidomos nga ata 9 deputetë që ishim dhe nga këta 5 që me dëshirën e tyre plotësuan formularin për të qenë pjesë e grupit parlamentar demokrat’’, thotë Murrizi.

Për sa i përket çështjes se kush e udhëheq grupin parlamentar demokrat, Murrizi konfimoi se Rudina Hajdari e ushtron këtë funksion. Ai këmbënguli se mes deputetëve të opozitës parlamentare nuk ka arsye të ketë konflikte.

Kujtojmë që sot Garda e Republikës vendosi që bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore të shoqërohej me një truprojë për siguri.

‘’Grupin Parlamentar Demokrat sot që ne flasim e kryeson Rudina Hajdari. Ne shqiptarët e kemi shumë të vështirë me qenë numri dy, vuajmë për të qenë numri një dhe ky ëhsrtë një konflikt artificial prej 1912.Unë do të doja t’i qëndronim fort kauzës për të cilën unë dhe zonja Hajdari mbajtëm mnandatet dhe të gjithë deputetët e tyjerë rebelë shkelën vendimet e partive politike PD-LSI, morën mandatet, duam ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nuk kemi çfarë ndajmë dhe nuk kemi pse zihemi. Po arritëm atë kauzë besoj që kemi kryer atë mision’’, përfundon Murrizi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll