Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Hajdari poston foton nga Elbasani dhe u bën thirrje qytetarëve: Në 25 prill mos përsërit avazin 30 vjeçar, mos votoni më ata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2003e48161f8bc025607afefaf593ef4

Kandidatja për deputete nën siglën e partisë së re “Nisma Thurje”, Rudina Hajdari ka postuar në foto dhe shkruan “sa e bukur është Shqipëria”.

Teksa ka publikuar një foto ku shihen malet e larta, ajo shkruan se në 30 vite e njëjta klasë politike ka shkatërruar e grabitur vendin.

Hajdari shkruan se ka ardhur koha që të marrë fund kjo histori, teksa u bën thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë Nimën Thurje.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Sa e bukur është Shqipëria

Kemi një vend të mrekullueshëm, plot me burime natyrore që shumë shtete do i kishin zili.

Çfarë na duhet është menaxhim i tyre me dashuri e përkushtim, me idealizëm e patriotizëm.

Për 30 vite të njëjtit njerëz, e njëjta klasë politike, ka shkatërruar e grabitur vendin, ka mbjellë mjerim e shkaktuar emigrim, vetëm për tu pasuruar përtej imagjinatës.

Koha ka ardhur që kjo histori të marrë fund dhe do të marrë.

Sa shpejt do të ndodhë e kemi në dorë ne.

Në 25 prill mos përsërit avazin 30 vjeçar.

Mos voto më ata që vodhën e shkatërruan 30 vite.

Voto Nisma Thurje, voto për të ardhmen!

Nëse do të bashkohesh me skuadrën tonë në Qarkun e Elbasanit, më shkruaj këtu ose regjistrohu te rudinahajdari.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img