Hajdari letër anëtarëve të Këshillit Politik: Të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre, të takohemi nesër

Publikuar tek: politike, më 13:21 28-09-2020 Hajdari letër anëtarëve të Këshillit Politik: Të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre, të takohemi nesër

Deputetja Rudina Hajdari ka propozuar që ditën e nesërme të mblidhet Këshilli Politik në orën 12:00.

Hajdari ka kërkuar këtë takim duke marrë parasysh faktin që palët i kanë depozituar propozimet e tyre.

Më tej ajo shkruan se duhet të bëhen bashkë duke miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme.

Letra e Hajdarit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Opozita e bashkuar draft për hapjen 100% të listave: Të lejohen koalicionet parazgjedhore! Mandatin e merr kush votohet më shumë!

Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.

Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave.

Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme.

Duke uruar në një përgjigje pozitive,

Me respekt,

Rudina Hajdari

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, Mehmetaj: Qeveria gënjeshtare e Edi Ramës i mashtroi, nuk u intereson jeta e 900 punonjësve
'Është çështje nderi', Yuri Kim mesazh të fortë politikës shqiptare: Ata që nënshkruan 5 qershorin, të mos devijojnë »
Article Logic
Execution time: 0.011279106140137
array(1) { ["section"]=> string(121) "hajdari-leter-anetareve-te-keshillit-politik-te-gjitha-palet-i-kane-depozituar-propozimet-e-tyre-te-takohemi-neser-221954" }