Hapësire reklamuese

Politikë

Hajdari: Këshilli Politik, një mekanizëm për të futur opozitën në sistem. Ajo marrëveshje, s’është reformë

Shkruar nga Newsbomb
Deputetja Rudina Hajdari

Deputetja opozitare Rudina Hajdari thotë se qëllimi kryesor i Këshillit Politik nuk ishte reforma zgjedhore, por u ngrit si një mekanizëm për të futur në sistem opozitën jashtë-parlamentare.

Hajdari tha në emisionin “Përballë”, se nëse reforma që do të vijë në Parlament, nuk do të përmbajë elemente të ndryshimit të sistemit zgjedhor, opozita nuk do ta votojë.

“Këshilli Politik ishte një mekanizëm për të futur opozitën në sistem. Ishin tre pika kyçe për të cilat kishte mosmarrëveshje, Kolegji Zgjedhor, teknologjia nuk ishin as rekomandime të ODIHR. Ajo marrëveshje nuk është reformë. Në Parlament nuk do të vihet me marrëveshje. Opozita parlamentare, nëse nuk do të ketë elementë të ndryshimit të sistemit, hapje e listave, nuk do ta votojmë,” tha ndër të tjera Hajdari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll