Hapësire reklamuese

Politikë

Hajdari: Kam 1 vit që luftoj për listat e hapura, s'ka njeri ta ndalë këtë furtunë ndryshimesh! (Ja çfarë më thonë njerëzit në rrugë)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_349148" align="alignnone" width=""]Rudina Hajdari[/caption]

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve.

Deputetja Rudina Hajdari tha për mediat se tashmë u bë 1 vit që ajo lufton për listat e hapura duke deklaruar votën pro më 30 korrik për ndryshimet kushtetuese në kodin zgjedhor.

Hajdari tha se njerëzit në rrugë e frymëzojnë për të vazhduar përpara, madje ka edhe nga ata demokratë që janë të zhgënjyer nga Basha.

"Dua t'i shtrij dorën popullit opozitar që nuk e gjejnë vetën tek ata që kanë braktisur çdo gjë", tha ndër të tjera Hajdari.  

Fjala e plotë

"U bë gati 1 vit që po luftojmë për listat e hapura. Qytetarët më thonë në rrugë ec Rudina mos ndalo ec përpara, kështu vazhdo. Por ka dhe nga ata që janë me PD dhe më thonë që jemi të zhgënjyer që lideri i PD nuk po i mbështet ndryshimet kushtetuese. Unë prandaj erdha këtu sot, që t'i mbështes ndryshimet kushtetuese që do votohen më 30 korrik. Dhe ata duhet t'i mbështesin. Dua t'i bëj thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Vetëm kështu do sjellim ndryshimin në Kuvend. Patjetër që në zgjedhjet e ardhshme do shkojmë me listat e hapura. Deputetët sot nuk e kanë fjalën e tyre të lirë, nuk kanë dëshirë për të luftuar për ata qytetarë që i votojnë. Unë prandaj po luftoj, dhe nuk ka njeri që ta ndalë këtë furtunë ndryshimesh. Dhe BE i mbështet listat e hapura. Ndoshta jam bërë e bezdisshme, por kur duhet të flasim për listat e hapura, duhet të ketë konsensus të gjerë politik. Dua t'i shtrij dorën popullit opozitar që nuk e gjejnë vetën tek ata që kanë braktisur çdo gjë".  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu