Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
0.5kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

“Hajati në Eurovision ka bërë art, jo thjesht këngë”, Fuga: Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Akademiku Artan Fuga përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka analizuar performancën e Ronela Hajatit në “Eurovision”.

Fuga nuk i ka kursyer notat e ironisë duke thënë se Ronela në Eurovision nuk ka bërë thjesht një këngë, por ka bërë art.

Më tej ai thotë:  Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Statusi i plotë:

Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!

Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!

Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.

Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?

Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!

Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!

Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img