Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Hahn takim me Vuçiç, diskutojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka takuar ditën e sotme në Beograd Komisionerin Europian për Zgjerim, Johannes Han.

Ai ka bërë me dije se kanë biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Presidenti serb Vuçiç ka falenderuar komisionerin Hahn për angazhimin e tij për zhbllokimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, teksa theksoi se Serbia mbetet e angazhuar në politikat e paqes dhe bashkëpunimit në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon.

Komisioneri Hahn nga ana tjetër shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në arritjen e kushteve për vazhdimin e dialogut.

Hahn gjatë vizitës dyditore në Beograd, ka bërë me dije se do të takohet edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img