Hapësire reklamuese

Rajoni

Habit Serbia, nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi

Shkruar nga Newsbomb
Ana Brnabiç

Qeveria e Serbisë sot iu bashkua Bashkimit Evropian në mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi.

 

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se Beogradi e mbështeti rezolutën e BE-së për Bjellorusinë, në mënyrë që të përafrojë politikat e tij me ato të bllokut në të cilin dëshiron të anëtarësohet.

Beogradi ka pasur marrëdhënie të ngushta me Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, i cili ishte udhëheqësi i vetëm botëror që vizitoi Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Megjithëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia i ka forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën dhe nuk ka pranuar t’u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për politikat e saj ndaj Ukrainës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu