Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas shkresës zyrtare që Prokuroria e Posaçme i dërgoi ditën e sotme Kuvendit të Shqipërisë ku dhe i kërkoi lejimin e arrestimit të tij, lidhur me tjetërsimin e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Në një deklaratë për mediat Berisha është shprehur i gatshëm që të respektojë çdo vendim që do të marrë Parlamenti.
“Çdo vendimi që pas'autorizimit të Parlamentit do e respektoj pa asnjë diskutim. Parlamenti të vendosë çfarë të dojë”, tha Berisha.
Vendimin e tij ish-kryeministri Berisha e argumentoi duke thënë se në kohën kur ka qenë në qeveri ka kërkuar heqjen e mbrojtjes të deputetëve të Shqipërisë, mirëpo kjo kërkesë asoj kohe nuk u votua nga Partia Socialiste. Prandaj, dhe deri në këtë moment ai ka refuzuar që të respektojë masën e Gjykatës pasi ka qenë anti Kushtetues.
“Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në parlament aprovimin nga Kushtetuta të çdoi lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe ky ligj ky amandament i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Kështu unë kam deklaruar se jam i gatshëm ta votoj vet këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim nëse unë nuk kam pranuar urdhërin e Gjykatës dhe të SKRAPIT nuk kam pranuar sepse ajo është shkelje e Kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe jo Sali Berishën.
Unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi i shkarkuar nga unë më 8 shkurt 1996 dhe që e fshehte këtë fakt. Por përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit të vitit 2012 ajo qëndron plotësisht, unë jam që deptuetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytatrët e thjeshtë në Kushtetutë. Që kështu kjo është një kërkesë normale jam 100 % dakort nuk duhet të ketë për deptuetët mbrojtje.
Unë kam mbrojtur Parlamentin jo Sali Berishën. Por një gjykatës që të thotë nuk është kufizim heqje lirie, heqja e daljes së shtetit kur Kushtetuta sanksionon një nen të veçantë kjo është në kundërshtim me kushtetutën. Unë kam mbrojtur Parlamentin. Do parlamenti ta nxjerrë , e votoj që nesër nuk kam asnjë kundërshti. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se do të paraqitem. Ne këtë rast ne kishim të bënim me shkelje të Kushteutës dhe nuk mund ta pranoja këtë. KAQ”, tha Berisha.
Prokuroria e Posaçme i dërgoi një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë dhe i kërkoi që të lejojë arrestimin e Sali Berishës. Vendimi vjen vetëm një muaj pas seancës paraprake për tjetërsimin e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Aktualisht, ndaj ish-kryeministri është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.
LEXO EDHE: E BUJSHME/ SPAK shkresë Kuvendit: Na lejoni të arrestojmë Sali Berishën!