Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Habit Roza Lati: Kam mbajtur të veshur në trup 26 kile silikon

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Roza Lati së fundmi ka ngritur zërin fort mbi çështjen e ngrohjes globale. Së fundmi ajo ka publikuar projektit e saj më të ri “Sirena”, një vepër që ulërin të gjitha problemet aktuale të Tokës, mbytjen e saj nga mbeturinat, asfiksimin që po i shkaktohet gjallesave, plastika që po pushton çdo centimetër, oqeanet që po vdesin, të gjitha të shpalosura konkretisht në formën e një gjallese ujore mitologjike.

Një ide që ka ndenjur prej 2 vitesh në sirtarin e Roza Latit, tashmë e formësuar dhe e skulpturuar mjeshtërisht, njësoj si bishti i saj dhe çdo detaj tjetër i përfshirë brenda saj.

Në një intervistë për emisionin “Rudina” Roza ka treguar se si lindi ky projekt dhe vështirësitë që hasi gjatë zhvillimit të saj.

Rudina Magjistari: Si lindi ideja për të realizuar projektin “Sirena”?

Roza Lati: Projekti “Sirena” në fakt është ideja ime komplet, por Iva dhe Jakopo, artistët e grimit me efekte speciale më thanë që mund të realizojmë një bisht sirene, mund ta bëjmë diçka të tillë. Unë jam një notare shumë e mirë. Gocë deti jam fundja fundit, babi kur isha e vogël nuk më jepte vezë të skuqur siç hanin kushërinjtë, por më jepte bukë me kos sepse s’kisha mësuar notin. Që 5 vjeçe unë kam mësuar notin të parën pastja kam mësuar të shkruaj, thashë “E meritoj ta bëj një set fotografik si sirenë”. Ka shumë personazher publik që kanë bërë foto profesionale si sirenë që më pëlqejnë shumë dhe i përgëzoj që të gjithë. Kanë dalë më shumë te bukuria, domethënë shkrepje për bukuri dhe sensualitet, por unë jam gjithmonë ndryshe.

Rudina Magjistari: Po, por në fakt nuk është se është sirena, ti ke tjetër qëllim këtu, por ke përdorur simbolikën e sirenës ndoshta për ta zbutur dhe për të dhënë atë shpirtin që po lëngon.

Roza Lati: Në fakt është për të duartrokitur dhe për të thënë një ‘bravo’ të madhe për Jakopo Tomazini dhe Iva Çakallin, bashkëshortja e tij, të cilët kanë skulpturuar luspë më luspë atë bisht sirene.

Rudina Magjistari: Luspë më luspë?

Roza Lati: Luspë më luspë, është skulpturë, është bërë me silikon prapa dhe ka patur peshën 26 kile. Unë kam mbajtur të veshur në trup 26 kile silikon që është ai bishti, i rëndë. E kishim menduar nëse këta mund ta bjënë bishtin e sirenës, erdhi momenti të bëj foto si sirenë, ky muhabet ka dy vjet. Kam që 2 vjet që e mbaj në sirtar këtë ide.

Rudina Magjistari: Ku e keni xhiruar?

Roza Lati: Në Durrës, te porti i Durrësit, pastaj më vonë që po të tregoj zanafillën se si lindi ideja, kam shkaur në Kep të Rodonit. Kepi i Rodonit është një breg, domethënë nga kisha deri te kalaja është bregu që ti nuk mund të ndërtosh lokale, por është një hapësirë që ti mund të ecësh në këmbë dhe aty deti nxjerr plehrat, mbeturinat dhe aty kam parë se çfarë bëhet. Aty kam parë se sa alarmante është situata për Tokën tonë, për planetin tonë që ne jetojmë dhe aty u frymëzova dhe thashë “okej, unë do të bëj foto si sirenë, por do ta bëj mes mbeturinave”. Por, me leje, nuk janë mbeturinat e botës ato që jam shtrirë unë aty Rudina, janë mbeturinat e mia.

Rudina Magjistari: Që domethënë?

Roza Lati: Një ditë para xhirimit dhe projektit, unë shkova në supermarket dhe bleva shapka gome, shishe dhalle, ç’kam aprë te Kepi i Rodonit i blemë, kanaçe, patatina, blemë një brisk dhe ndërkohë kur unë kam qenë te peshkarexha duke m’u ngjitur bishti i silikonit, asistentja e produksionit, Griselda Katirai që është edhe mikesha ime, me brisht gërvishtte çdo kanaçe që të dukej si e vjetër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img