Hapësire reklamuese

Social Bomb

Habit nëna shqiptare, kërcen 10 minuta para se të lindë

Shkruar nga Newsbomb

Videoja e një nëne ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale .

Diola, gruaja e Dardan Baftiut ka bërë publike një video në rrjetet sociale ku shihet duke kërcyer me të shoqin 10 minuta para se të lindë.

Diola dhe Dardani kërcejnë së bashku ndërkohë që janë në pritje të fëmijës së tretë.

“Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri jot dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë. Theksoj, janë ushtrime të bëra 10 minuta para lindjes së vajzës tonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu”, ka shkruar Diola.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll