Hapësire reklamuese

Rajoni

Habit nëna e 4-vjeçares që ndërroi jetë në spital: E rrahën fëmijët e vëllait

Shkruar nga Newsbomb
Habit nëna e 4-vjeçares që ndërroi jetë në

Një 4 vjeçare ka humbur jetën në Kosovë, për shkak të lëndimëve që kishte marrë trup.

Duke folur për mediat kosovare, nëna e të miturës, Arjana Hajra e përlotur tha se e kishte çuar të bijën në spital pasi e kishte rrahur rëndë djali vëllait të saj.

E mora çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. T’u ardh nuk mund të ecte, ‘oj mamë zemra po më dhemb’, e mora në shpi e tash si me fjalë, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë nëna e 4-vjeçares.

Nga ana tjetër, vëllai i saj gjatë dëshmisë në polici ka mohuar gjë ky pretendim të jetë i vërtetë. Sakaq, trupi i 4 vjeçarës është derguar për ekspertizë.

Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertize. Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese