Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Habit mjekja që u prek nga Covid: Nga një anë është mirë të infektohemi! QSUT është spitali më i bukur, e di sa e bukur është kjo karantina?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjekja hematologe Alma Çili ka folur sot për gazetaren Nisida Tufa në lidhje me situatën e përgjithshme në vend nga Covid-19, por edhe ka treguar eksperiencën e saj personale, pasi u prek nga ky virus.

Ndoshta për shkak të emocioneve ajo nuk ishte shumë e përqendruar tek tema kryesore, dhe shpeshherë devijoi duke treguar detaje diku të parëndësishme.

Ndiqni një pjesë nga intervista në emisionin “Kjo Javë”.

Mjekja: Korona do të ketë dhe besoj do të ketë edhe dy vite ndoshta, shpresoj të dalë vaksina sa më herët, ose që askush të mos e kalojë si unë. Unë nuk kam nevojë të jem vip, jam aq vip në atë klinikë, ku unë jam rritur, ku kam veshur fustanin e bardhë që 3 vjeç. Është gati 100 metra korridori i klinikës, ku kanë hyrë pacientë më barrela dhe kanë dalë në këmbë. 

Pyetje: Ju nuk jeni rrezik infektimi për njerëzit e tjerë…

Mjekja: Njerëzit më largohen dhe është për të qeshur. Patjetër që virusi rikthehet, por në të gjitha rastet trupi ruan imunitet për 6 muaj, ose një vit. Në QSUT unë kam hyrë 18 vjeç dhe është i vetmi spital ku aty bëhet shkencë. Aty nuk bëhet korrupsion, në asnjë formë nuk ekzistojnë aty se sa më dha pacienti. Nuk po them që rroga ime është maksimale, por absolutisht nuk mund të blesh një fustan me ato lekët e vdekjes. Prandaj duhet të theksoj se Hematologjia nuk është Wuhan, por kanë vetëm një të përbashkët, që kanë dy shkonja të përbashkëta.

Vendosja e maskave duhet të ishte bërë mandatore me kohë. Ne gjithë kohës kemi pasur mbrojtje, jemi të mbuluar totalisht, na duken vetëm sytë. Është absurd të mendosh, janë 60 pacientë dhe 120 familjarë poshtë. Unë në zyrën time, që është 3 metra katror, mund të kem pas edhe 10 familjarë. Për hir të së vërtetës, QSUT është ndoshta spitali më i madh dhe më i bukur. E di sa e bukur është kjo karantina, se kushdo që të sëmuret, më fal Zot qoftë z.Rama, z.Basha, znj.Kryemadhi, jemi të gjithë njësoj, askush nuk del dot jashtë vendit.

Pyetje: Si është situata përgjithësisht në QSUT? Situata me mjekët, pacientët, jemi me shifra alarmante…

Mjekja: Unë s’do t’i quaja shifra alarmante, për një arsye, është shumë mirë që po infektohemi në njërën anë, se bëhet imuniteti i popullatës, nuk dihet nëse do të kemi vaksinë, ndoshta s’do të ketë kurrë. Numri i të vdekurve në raport me infektimet është shumë i vogël. Nuk e di nëse mbron vaksina e TBC. Unë personalisht e kam vaksinuar djalin e madh me vaksinën e tuberkulozit me porosi të prof. Harxhit. Ndoshta ne jemi thjesht popull i fortë, kemi kaluar tmerrësisht shumë, që nga ’44 e këtej ka qenë një zallamahi, që duhet të ndryshojë. Tani jemi në verë, nuk ka grip, për çdo simptomë njerëzit duhet të izolohen.

Unë mendoj që fëmijët janë infektuar se rrinin me mua tërë ditën, se unë se mbaja maskën, se mbaja dot. Ja shkojmë në qendër tregtare më thonë atje të vë maskën dhe i them e kam kaluar moj.

Lutja ime ishte që të shpëtonte njëri dhe nuk e kam menduar kurrë që këtë lutje do të bëja unë për njërin nga ne, që të mbetej të paktën gjallë njëri nga ne.

Fëmija ime sheh Ramën dhe thotë zoti Lama është Covid, e unë i them sa mirë do ishte, por jo të keqen mami Covidi nuk duket. Hajde e mbushi mendjen që Rama nuk është Covid.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img