Aktori i njohur i hollywood-it, Richard Gere ka rrëfyer se nuk ka pasur një jetë të lehtë para se të bëhej i famshëm. Ai ka kujtuar se para se të kishte këtë karrierë të sukseshmë, konsumonte vetëm një vezë në vakt.
“Vakti im ishte vetëm një vezë. Ngrënia në restorante ishte e pamundur për mua. Këto ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara”, tha ai për vitet e para të karrierës së tij, kur po përpiqej të arrinte një vend të rëndësishëm si aktor.
Ylli i filmit,tashmë 73 vjeçar shtoi më tej se gjatë viteve ’70 ka kaluar një periudhë të vështirë të jetës së tij, madje duke u ndjerë edhe i uritur shpeshherë.
“Unë isha i uritur gjatë viteve ’70 si aktor në fillimet e karrierës sime, vetëm duke u përpjekur të arrija diçka. Unë pata fatin të punoja, por atëherë nuk kishte shumë aktorë që bënin para. Unë isha duke bërë Broadëay për herë të parë”, ka rrëfyer ai.