Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Habit kryebashiaku i Burrelit: E keni në parti kryekomunistin b*lëpirësin e Enver Hoxhës, Sali Rrumpallën (DEKLARATA pas një komenti)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f95fc08f0755d37505762e040bcf6e7a

Kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malajt, nuk i mbajnë më nervat, nga akuzat që sipas tij, janë të pabazuara, jo vetëm nga i deleguari i PD për qarkun Dibër Xhelal Mziu, por edhe nga komentues që hyjnë në profilin e tij në rrjetet sociale, dhe i kujtojnë të shkuarën, jo të largët, raporton newsbomb.al.

Ndërsa hedh foto nga pastrimi i rrugëve në fshatrat e Burrelit, Malaj akuzon Mziun se flet nga ndonjë oxhak I ngrohtë, pa dalë në terren.

Por ndërsa një komentues i kujton komunizmin duke shkruar “poshtë komunistët e Matit”, kryebashkiaku nuk duron dot më, raporton newsbomb.al.

“Të ka ngel mendja te komunizmi o Vesel, s’ke faj se e ke në parti kryekomunistin bythëlëpirësin e Enver Hoxhës, Sali Rrumpallën”, shkruan kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj.

Dhe këtë deklaratë për ish-kryeministrin Sali Berisha e bën në faqen e vet.

Agron Malaj, i zgjedhur nga PS në krye të bashkisë së Burrelit, ka qenë Komandant Seksioni në njësinë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 janarit 2011, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm gjatë protestës së opozitës së kohës, PS.

Ai ishte një nga 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i brendshëm Saimir Tahirit, sapo socialistët morën pushtetin në 2013. 10 oficerët ishin pjestarë të “grupit të zjarrit”, që qëlluan mbi protestuesit gjatë tubimit. Por më vonë, Malaj u reabilitua e u bashkua me PS, ndërkohë që zyrtarët e lartë të PS deklaruan se ai vetë nuk kishte lidhje me ngjarjen, raporton newsbomb.al.

agron_majal.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img