Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Habit Klodiana Lala: Qëlloi gruan me shpullë, burri futet në burg për "Plagosje të rëndë me dashje"

Shkruar nga Newsbomb
Habit Klodiana Lala: Qëlloi gruan me shpullë, burri futet në burg

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një rast sa ironik, por edhe tragji-komik, që është hasur në gjykatë.

E ftuar në emisionin Open, në News24, gazetarja tha se ka parë plot raste me vendime te padrejta dhe fajin ia lë sistemit që nuk funksionon.

Duke e paralelizuar me rastin e Rrajave, Lala tha se ka një vendim në gjykatën e Tiranës, që është konsideruar plagosje e rëndë me dashje shpulla e një burri që i ka dhënë bashkëshortes.

“Ka një vendim në gjykatën e Tiranës, që është konsideruar plagosje e rëndë me dashje shpulla e një burri që i ka dhënë bashkëshortes. Dua të bëj diferencës mes asaj që ka ndodhur në rastin konkret dhe goditejet e njëpasnjëshme me shkop bejsbolli, që konsiderohen plagosje e lehtë me dashje dhe nga ana tjetër një shpullë konisderohet polagosje e rëndë më dashje.

Pra ku është diferenca këtu? Që të jetë plagosje e rëndë duhet të ketë dëmtime të pariparueshme, por kjo ngjarje nisi me kleçkë që në fillim. Pasi ishin njerëz të një njeri që ishte hambar votash për një forcë politike në zonën e Fushë Krujës, ” tha Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese