
Ç’mrekulli do të doje të të ndodhte në këto momente?
Rritja e ekonomisë së shqiptarëve dhe punësimi i të gjithëve.
Fama dhe paraja janë dy nga pasojat e të bërit muzikë. Ty, cila nga këto të dyja të tundon më shumë?
Të dyja vijnë në ndërthurje me njëra-tjetrën e nuk mundem t’i ndaj.
Çfarë do t’u thoshe atyre këngëtareve që mendojnë se bukuria të hap çdo derë?
Bukuria është arma kryesore, por nuk është gjithçka.
Cilat janë gjërat që e bëjnë një person interesant në sytë dhe mendjen tënde?
Të jetë njeri, mbi të gjitha, dhe të më kuptojë.
Çfarë të bën të ndjeshme?
Padrejtësitë e ndryshme, fukarallëku dhe personat që kërkojnë lëmoshë.
Kur acarohesh, kujt ia nxjerr inatin?
Kujt të më ndodhet pranë (qesh). /Bluetooth
Sondazh