Hapësire reklamuese

Bota

Habit ish-kryeministri Tony Blair: Jeni idiotë nëse nuk jeni vaksinuar kundër Covid-19!

Shkruar nga Newsbomb
Habit ish-kryeministri Tony Blair: Jeni idiotë nëse nuk jeni vaksinuar

Ish -kryeministri britanik Tony Blair i ka quajtur “idiotë”, personat që nuk janë vaksinuar ende kundër Covid-19, deklaratë kjo e cila ka “zemëruar” qytetarët.  

Ndonëse ai pranoi se njerëzit janë ende të pasigurtë për vaksinën, nuk duhet të ndiqen me masa rigoroze, por të binden të marrin dozën e vaksinës.

 “Sinqerisht, nëse nuk jeni i vaksinuar për momentin dhe keni të drejtë, dhe nuk keni arsye shëndetësore për të qenë të pavaksinuar, nuk jeni thjesht të papërgjegjshëm. Ju jeni një idiot”. Kjo deklaratë e Blair vjen në një kohë kur varianti Omicron është përhapur në Britani dhe Europë, pas shfaqjes për herë të parë në vendet e Afrikës së Jugut.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.