Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Habit ish-drejtuesi i Policisë: Si më shpëtoi “peshku i madh”, zyrtari i lartë i shoqëruar nga superkiller. Një ministër më ndërhyri për…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mit’hat Havari referuar ngjarjeve të fundit në vend ka treguar eksperiencën e tij se si vepronte 20 vite më parë, kur ishte ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.

I ftuar në ”Frontline” Havari thotë se kur bandat zotëronin Shqipërinë, ai dilte vetë në terren dhe kontrollonte automjetet edhe pse ishte drejtor.

Ai thekson se njëherë i shpëtoi një ‘peshk i madh’, një zyrtar i lartë drejtësie që shoqërohej nga një kriminel superkiller të cilin më pas e vrau vetë krimi.

Havari tregon gjithashtu një tjetër rast, kur një ministër i ndërhyu për shkak se i kishin kapur vëllain një deputet të opozitës së kohës duke vjedhur një makinë.

Pyetje: Nuk po goditet krimi sipas jush?

Havari: Për mua jo, kjo qeveri u bë 8 vite, po sigurisht kjo është trashëgimi. Këta e kanë lëshuar, nuk janë të zotë. Thashë që jam shumë krenar që atëhere ishin bandat dhe Policia kontrollonte çdo makinë në Tiranë. Dilja unë vetë, më ka shpëtuar një peshk i madh. Ishte i shoqëruar nga një kriminel. Ishte i drejtësisë, me një superkiller, ndaloj makinën me një benz të vjetër, zbriti çalë çalë, gjithë ai burrë u bë urë. Ishim tek komisariati nr.2. Nuk e njihja atë, këta timit e njihnin. Nuk e kap dot në dorë ai, janë shefat e komisaraiteve që ta ulin apo ngrenë reputacionin. Drejtori i Tiranës është honorifik. Unë dilja vetë në terren. Ju them unë. Këta bëhen urë vajzë, ai është bërë urë atë ditë, i turpëruar para meje, para trupës së Policisë. Unë nuk e njihja fare atë tipin, ka vdekur, nuk merrem me atë. Ai tjetri nuk e njihja, ishte i botës së krimit dhe u vra nga krimi. Ai nuk zbriti, s’kishte arsye. Isha në kontroll, isha vetëm në krye të operacionit. Bëja kontrolle spontane, të mbaja rendin në këmbë. Këta flenë, rrinë nëpër zyra, nuk bëhet puna nëpër zyra. S’jemi në ato kushte. Unë isha rast i veçantë. Unë s’kam qenë as i atyre apo i këtyre. Nuk kam guxuar të më ndërhynin në punët e mia, asnjëherë. Njëherë më ndodhi me një ministër, për një vëllain e opozitës së kohës për makinë të vjedhur. U interesova, prangat i thashë, letrat në Prokurori. Vëllai i një opozite të kohës, sot është. S’po merrem me të. Vite të shkuara, dy dekada. Më tha shiko se është vëllai i atij. Nuk e di do pyes. Mora në radio, e bëra publike, se e dëgjojnë të gjithë. E di unë është njeri negativ, është deputet. Nuk kam respekt për atë, është i përgojuar fuqishëm, ka shumë probleme. Ja kanë vjedhur vëllait tënd tha, po është vëllai tënd, sikur tia kishte marrë vëllait tënd. Ndërkohë më mori ky tipi, është llafazan shumë, pastaj i dhashë një ultimatum edhe e mbylli.

Më shumë

spot_img
spot_img