Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako si rrallë herë ka folur për jetën e saj artistike dhe private.
Ajo ka zbuluar se shumë vite më parë donin ta “rrëmbenin” në Greqi për një jetë më të mirë pasi Shqipëria ishte në diktaturë.
Mirëpo, Irini u shpreh se nuk pranoi pasi kishte frikën e familjarëve të saj.
“Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e diktaturës. Edhe po të më shkonte mendja unë kisha merakun e familjes, prandaj nuk doja të arratisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrëmbenin”,
kishin plan rrëmbim për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë”, tha këngëtarja.