Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Habit gazetarja: Shtëpinë e Mustafa Licit në Shkodër e shohin vetëm shqiponjat. Është e rrethuar me mur të lartë, kamera dhe tela me gjemba. Kjo tregon që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje interesante lidhur, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku në zonën e Livadheve u gjet i vdekur 32-vjeçari Endri Mustafa.

Teksa ishte duke komentuar deklaratën e Mustafa Licit, babait të Ibrahim Licit i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, Lala tha se në Shkodër ka familje kriminale shumë të sofistikuara që veprojnë si një organizatë mafioze.

Lala tha se shtëpia e Licajve në Shkodër është e rrethuar me mur të lartë, me kamera sigurie dhe tela me gjemba. Kjo tregon faktin se ata ruhen, mund të jenë në hasmëri dhe kanë konflikte me fise të tjera në Shkodër.

Lala: Dua të them diçka lidhur me deklaratën e Mustafa Licit. Se tha Curri më herët që këtu nuk ka banda, nuk ka krim e mafie.

Curri: Jo nuk e thashë këtë unë.

Lala: Shtëpinë e Mustafa Licit mund ta shohin nga sipër vetëm shqiponjat dhe zogjtë e tjerë. Sepse ajo shtëpi një katëshe është e rrethuar me një mur të paktën 5 metra të lartë. Ka kamera sigurie gjithandej dhe tela me gjëemba që nuk kalon njeri.

Curri: Po kështu ka plot.

Lala: Mos ndërhy në çdo fjalë. Fakti që është qëlluar në gojë dhe kokë që është braktisur që është lënë në atë pozicion fakti që ka filluar përplasja në distancë tregojnë organizim shumë të lartë mafioz në Shkodër. Ata janë në një konflikt të hapur dhe të vazhdueshëm që po prodhon vrasje pa fund. Dy fiset Lici dhe Bajraj janë në një konflikt të hapur dhe të vazhdueshëm që po prodhon viktima pafund. Fakti që policia nuk jep disa të dhëna që të dëshmojnë lidhjen e Licit me ngjarjen do të thotë që i jep mundësinë Mustafa Licit që të hedhë akuza ndaj grupit kundërshtar. E dini si është vrarë Bardhok Pllanaj kumbari i Shkodrës? Nga një largësi e madhe dhe me mbi 70 plumba. E di çfarë ndodh në disa qytete të vendit, disa grupe kriminale diktojnë se çfarë duhet të ndodhi në vendin tonë. Emërojnë deputetë dhe zyrtarë të lartë. Tani pyes Currin se çfarë duhet të ndodhi më shumë që të quhet mafie?

Curri: Ta them çfarë duhet të ndodhi më shumë. Duhet të kenë një hierarki piramidale në krye një njeri që është i identifikueshëm. Të dalin të shfaqen të thonë që janë një organizatë mafioze. Të dihet se cila është organizata.

Lexo edhe: Djali i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, flet babai i Ibrahim Licit: 15-vjeçari punon për Astmer Bilalin dhe Bajrat, ky është bllof i përgatitur nga policia

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img